“Jo vetëm instagrami…”, Meridian Ramçaj mesazh të koduar për Luizin: Nuk është më gabim, por e qëllimshme!
Mëngjesin e sotëm profili i tij i vetëm zyrtar në mediat sociale nuk hapet. Nëse kërkoni rezulton se ka postime që nuk shfaqen dhe nuk mund të kryeni asnjë veprim tjetër.
Për shembull, nëse tentoni të kërkoni se kë ndjek, del se kërkesa juaj nuk mund të plotësohet.
Por nuk është vetë instagrami.
Pasi Luizi deklaroi se Meridian Ramçajn nuk e njihte mirë kurse me dy shokët e tij Jonin dhe Marion kishte dy vite pa folur pati reagime të shumta në rrjet.
“Kam parë se jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Meridiani, a ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty(i drejtohet moderatorit). Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë të thojë se ‘Unë jam menaxheri etj etj’, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi ditën e djeshme në “Shqipëria Live”.
Pas kësaj deklarate, Meridiani reagoi në mënyrë indirekte. Në Instagram ai shpërndau një postim ku thuhej: “Nëse dikush sillet keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”.
Ndërkohë sot ai ka reaguar sërish e duket sikur thumbon paksa Luizin. “Jam edukuar tu japë njerëzve kohë dhe shanse të dyta dhe të treta për të mos patur hapsirë për të thënë e bërë gabim. Pasi diçka e thënë apo bërë shumë herë nuk është më gabim por e qëllimshme”.
Në Post Big Brother VIP, Luizi deklaroi se duke marrë parasysh famën dhe vëmendjen e madhe që ka marrë që kur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme, të gjithë u ‘sulën’ për të marrë pak nga fama e tij duke e mbështetur dhe duke thënë vetëm fjalë të mira për të.
E në mesin e atyre që e kanë mbështetur, ai tha se shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar duke përmendur këtu edhe ata persona që nuk e kanë ndihmuar atëherë kur ka pasur më shumë nevojë për ta.
“Kam kuptuar këto ditë që shumë vetë më kanë shfrytëzuar gjatë qëndrimit tim brenda. Qofshin njerëz të thjeshtë, banorë. Për sa kohë jemi në një vend demokratik është e drejta e secilit ta bëj. Që të gjithë ata njerëz që më braktisën që më shkelën, sot kanë qenë në qindra emisione, studio, rrjete sociale duke u treguar se kush më ka njohur përpara. Në lojë në shtëpi, kam qenë më direkt se të gjithë. Ata e dinë shumë mirë se kush janë”, theksoi mes tjerash Ejlli.
Fraksion.com