Ia kërkoi, s’ia kërkoi, Meridiani i ka lënë një afat Luizit për ta kuptuar ‘gabimin’ që bëri
Meridian Ramçaj nuk ndalet! Pasi i ktheu përgjigje indirekte Luizit për deklaratën e tij, ku u shpreh se nuk e njihte, vazhdon sërish të tërheqë vëmendje me postimet e tij, të cilat qartë kanë objektiv “shokun” e tij.
Së fundmi ai ka ndarë një video ku krahas saj shkruan: “Jam mësuar t’u jap njerëzve kohë, shance të dyta dhe të treta për të mos patur hapsirë për të thënë e bëra gabim. Pasi diçka e përsëritur shumë herë nuk është gabim, por i qëllimshëm.”
Më herët ai po me anë të një shprehje iu drejtua të gjithëve atyre që prisnin reagimin e tij duke thënë: “Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”.
Fraksion.com