Fitoi Kavajën, Fisnik Qosja e fton Ramën për kafe: Ja çfarë dua nga ty
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Kavajën Fisnik Qosja, pas fitorës ka ftuar kryeministrin Edi Rama për të pirë një kafe.
Në një intervistë për Euroneës Albania Qosja ka zbuluar një nga projektët më të rëndësishme që ka menduar për Kavajën, “Rruga e Bregdetit”.
Qosja tha se kafen me kryeministrin Rama do që ta pijë pikërisht për të mirën e qytetarëve të Kavajës.
“E ftoj kryeministrin jo vetëm për kafe por çfarë të dojë vetëm për të mirën e qytetarëve të Kavajës. Jam i gatshëm të ulem me të në çdo moment. Janë disa projekte të rëndësishme, por projekti që e kam quajtur Rruga e Bregdetit, është një gjë që do t’ia kërkoja të parën”, tha ai.
Fraksion.com