AktualitetPolitikëTë fundit

Edi Rama në Samitin e liderëve evropianë në Rejkjavik, puth në ballë kryeministrin e Luksemburgut

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Rekjavik të Islandës, ku pritet të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Evropës.

Ai është takuar me të pranishmit dhe ajo që nuk i shpëtuar mediave ka qenë takimi me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Rama e ka quajtur dhe herë të tjera politikanin evropian një mik të mire.

Në takimin me Bettel, Rama i ngazëllyer nga malli e puth në ballë para gjithë mediave botërore.

Pak më para Rama, ka publikuar edhe një fotografi me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Me ma t’mirin e të tanve  *Rekjavik, Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës”, ka shkruar Rama krahas postimit të tij.

Më 7 nëntor 2022, Komiteti i Ministrave ra dakord që një Samit i 4-të i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Këshillit të Evropës do të mbahej nën Presidencën Islandeze të Komitetit të Ministrave në Reykjavik, Islandë, më 16 dhe 17 maj 2023.

Mësohet se në Samitin e liderëve të Këshillit të Europës, një temë me rëndësi që pritet të trajtohet është edhe lufta në Ukrainë.

Kryeministri Rama ka lënë pezull festimet për fitoren e zgjedhjeve lokale dhe sot ka fluturuar drejt Rekjavikut.

Ai do të jetë atje dhe nesër dhe më pas do të rikthehet në Shqipëri, ku siç ka thënë, do të nis një tur falenderimesh, nga Shkodra dhe në qytetet e tjera me radhë.

 

Fraksion.com