AktualitetPolitikëTë fundit

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse”, Meta si Berisha: Harrojeni se ndalemi, kundërshtojmë zgjedhjet dhe përshkallëzojmë aksionin opozitar!

Edhe pse kanë fituar vetëm 7 bashki në zgjedhjet e 14 Majit, Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se janë në nje mendje lidhur me mos tërheqjen apo mbajtjen e përgjegjësive.

Pas takimit që patën sot në Seli, i pari pas zgjedhjeve, Meta ka dalë për mediat dhe ka përsëritur se do të vijojnë luftën për atë që e quanë ‘masakër zgjedhore’.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen se si mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor standardet e të cilit ishin zëruar nga vetë Rama para se të niste ky proces. I gjithë ky proces y tjetërsimit të votës së shqiptarët po dokumentohet dhe do të fillojë procesi i kundërshtimit ligjor por edhe i përshkallëzimit të aksionit opozitar. Pavarësisht nga ky tjetërsim i bërë nga Edi Rama nën mbrojtjen e policisë së shtetit në përgjithësi diçka është e qartë, gomerët që Rama u imponoi qytetarëve shqiptarë nuk do të vjedhin të qetë më siç vodhën në 4 vite. Përshkallëzimi i aksionit opozitë në këshilla bashkiakë”, tha Meta pas takimit me Berishën.

Pyetjes se ‘a nuk duket kjo si deklarata e Bashës që thoshte tani nis lufta’, Meta u përgjigj se nuk ekziston asnjë krahasim mes atij që ja fali pushtetin vendor Edi Ramës. Tashmë është rikthyer pluralizmi politik në të gjitha këshillat bashkiake, nuk ka dorëzim apo kapitullim para mafies shtetërore.

“Ne do të luftojmë në emër të jo vetëm mbi 500 mijë shqiptarëve që në kushte terrori votuan me sakrifica të mëdha por edhe në emër të qindra mijërave të cilët u intimiduan. Do t’i shikoni të gjitha faktet.  Në rendin e ditës është dokumentimi gjithë kësaj masakre zgjedhore. Përgatitja e dokumentacionit edhe për institucionet ndërkombëtare. Gomerët e Edi Ramës që vodhën 4 vjet për kaq vite s’do të kenë mundësi që të vjedhin më”, tha Meta.

 

Fraksion.com