AktualitetPolitikëTë fundit

Veliaj kryeson me mbi 58 mijë vota ndaj Këlliçit

Kandidati i PS-së, njëherësh kreu aktuali i Bashkisë, Erion Veliaj ka arritur të sigurojë një fitore të thellë në kryeqytet.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, deri tani janë numëruar 940 Qendra Votimi nga 941 që janë në total.

Ndërsa ka mbetur vetëm një kuti për numërim për Bashkinë e Tiranës, Veliaj ka marrë 158538 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi 100249 vota.

Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.77% të votave, Roland Bejko i PD-së  4.27% të votave, kandidatja e PDIU-së, Lajla Përnaska 0.73%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.97%.

 

 

Fraksion.com