“Vdesin për provokime të blera”, edhe Vesa Luma reagon për satusin e Zhaklin Lekatarit nga Serbia: Aty rri!
Mes personazheve publike që kanë reaguar mbi statusin e Zhaklin Lekatarit se është e sigurt në Serbi se aty nuk ka shqiptarë, është edhe Vesa Luma.
Artistja nga Kosova ka ripostuar në Instagram foton e Zhaklinës nga Serbia, duke shkruar me ironi:
“Aty rri Zhaku, dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë.”
Në një postim tjetër, Vesa ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj, reperin shqiptar Big Basta ku shihen të përqafuar. Mbi foto ajo ka shkruar:
“Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr jane shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga “skenarët” e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Cohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”.
Fraksion.com