Life StyleTë fundit

Pse duhet të hani çdo ditë të njëjtin mëngjes?

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, madje ai luan rol kryesor në rënien në peshë.

Një ide e mire është të hash të njëjtin mëngjes çdo ditë. Sidomos kur përfshini shumë nga vlerat ushqimore, ndërtoni një rutinë ideale për organizmin.

Mëngjesi duhet të ketë të përfshirë kos, të paktën një frut dhe perime si dhe drithëra.
Pra nëse hani kos me tërshërë dhe fruta të stinës, vezë të përgatitura omëletë apo dhe të ziera, si dhe bukë të thekur me mjaltë, kombinime të tilla janë të gjitha të shëndetshme.

Shumë njerëz konsumojnë më shumë karbohidrate, duke menduar se i japin më shumë energji gjatë ditës.

Kështu ata konsumojnë shumë bukë dhe brumëra dhe harrojnë ushqimet e tjera.

Por, sipas të dhënave, proteinat janë ato që duhet të konsumoni gjithmonë më shumë në mëngjes.

 

Fraksion.com