Profili demografik, gjeografik, politik, e fetar i votuesve të Benet Becit
Në periudhën 4-7 maj zhvillova një vrojtim statistikor në territorin e Bashkisë Shkodër, me synim studimin e profilit demografik-gjeografik-politik-fetar të votuesve potencialë të Benet Becit dhe Bardh Spahisë, që po garonin për Bashkinë e Shkodrës. Anketueset u shpërndanë proporcionalisht në të gjitha lagjet e qytetit dhe nëpër fshatra të ish-komunave, ku u anketuan gjithsej 2020 shkodranë të rritur.
Nga pikpamja gjeografike, votuesit potecialë të Becit ishin shpëndarë proporcionalisht në qytet e në ish-komunat, në mënyrë të ngjashme me popullsisë e rritur të Shkodrës. Me fjalë të tjera ai kishte përkrahës kudo në mënyrë proporcianale, gjë që u vërtetua edhe nga numërimi i votave të 14 majit.
Nga pikpamja politike, rreth 20% e votuesve potencialë të Becit nuk kishin votuar fare në zgjedhjet e parvjetshme politike, 76% kishin votuar për PS-në, PSD-në dhe LSI-në, ndërsa 4% për PD-në tashmë të përçarë.
Nga pikpamja fetare, kishte një përqindje lehtazi më të lartë të katolikëve ndër votuasit potencialë të Becit krahasuar me përqindjen e katolikëve në popullsivnë e rritur shkodrane (33% vs. 31%).
Një pjesë e mirë e të anketuarve u shprehën se donin të votonin për Bardh Spahinë, por rezultati i 14 majit tregoi se, në fakt, shumë prej tyre nuk shkuan të votonin për të. Për këtë arsye, studimi statistikor i votuesve potencialë të Spahisë nuk mund të na japë një pasqyrë statistikore të shkodranëve që faktikisht votuan për të.
Një krahasim i 38 mijë votave që mori Voltana Ademi më 2015 (kur garonte përballë një kandidateje që përkrahej nga qeveria e Edi Ramës, PS-ja, PSD-ja, dhe LSI-ja lokale), me 22.7 mijë votat që mori Bardh Spahia më 14 maj, tregon se deficiti i votave të Spahisë ka qenë i shpërndarë në të gjithë spektrin demografik-gjeografik-politik-fetar të elektoratit të djathtë shkodran.
Fraksion.com