AktualitetPolitikëTë fundit

Përfundon numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në Elbasan, PS fiton 28 mandate

Në Bashkinë e Elbasanit ka përfunduar numërimi i votave për anëtarët e këshillit bashkiak.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, në Elbasan janë numëruar të gjitha kutitë e 224 qendrave të votimit.

Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste ka marrë 28 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 12 mandate dhe Partia Demokratike 7 mandate.

Ndërsa partitë politike, PSD, PDS, Partia e Gjelbër si edhe Lëvizja e Legalitetit kanë marrë nga 1 mandat në Këshillin Bashkiak të Elbasanit.

 

Fraksion.com