Life StyleTë fundit

“Me Marion dhe Jonin kisha dy vite pa folur, Meridianin e njoh vetëm si fytyrë”, Luizi tregon të vërtetën e shokëve

I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE” sot ishte fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli. Këngëtari sqaroi marrëdhënien me Meridianin, të cilin tha se e njeh vetëm si fytyrë dhe po ashtu deklaroi se Mario dhe Joni nuk janë miqtë e tij më të mirë, pasi para se të hynte në BBVIP, kishte 2 vite pa i takuar.

“Kam parë që jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk jap emra, por ata e dinë kush janë dhe çfarë kanë bërë. Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të thotë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt. Unë kam pasur shumë shokë që kanë marrë nënën time, ma sollën këtu, e pritën, që s’kanë pasur nevojë të lyejnë flokët dhe më ka thënë mos ma përmend emrin. Është Eni Bushati. Nuk e njeh asnjeri. Nuk ka tentuar kurrë të përfitojë. Unë me Marion dhe Jonin kam ndenjur shumë bashkë. Para se të hyja në BBVIP, kisha 2 vite pa folur me ta. Ishim shkëputur.”, tha Luizi.

 

Fraksion.com