Life StyleTë fundit

Luizi: Takova babain e Jurgenës dhe u ndjeva keq. S’dua të bëhem shkak i shkatërrimit të një familje

I ftuar në “Shqipëria Live”, Luizi ka folur për Instagramin e menaxhuar nga Jurgena, mikeshës të cilës ia kishte lënë porosi t’i hapte një profil.

I pyetur se ku kanë shkuar përfitimet nga reklamat që janë bërë nga ky Instagram, Luizi shprehet se çdo gjë është e faturuar dhe janë në dorë të sigurt, pra la të nënkuptohet se fitimet i ka marrë vetë ai.

Madje ai tregoi se ka takuar babain e Jurgenës dhe u ndje keq, për mërzinë dhe problemet që i kishte hapur, duke u komentuar nga portale të ndryshme.

“Unë jam takuar me babain e saj, burrë zotëri erdhi e më tha që familja ime nuk e ka merituar këtë lloj vrer dhe me bëri të ndihem shumë keq. Nuk është gjithçka fama, po bëhem shkak për të shkatërruar një familje”, u shpreh Luizi.

 

Fraksion.com