“Kurbini leksion demokracie”, Manja: Në një bastion të djathtë një grua në krye të bashkisë!
Në Bashkinë Kurbin ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Cara do vijojë të jetë në krye të kësaj Bashkie edhe për 4 vitet e ardhshme.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Cara ka siguruar 11381 vota ose 51.22% të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Behar Haxhiu ka siguruar 10840 vota ose 48.78% të votave.
Për këtë bashki, në total janë numëruar 74 kuti votimi.
Drejtuesi Politik i partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës, Ulsi Manja u shpreh në një postim në rrjetet sociale se “Kurbini na dha të gjithëve një leksion demokracie dhe qytetarie duke votuar për të dytin mandat radhazi, në një bastion të djathtë një grua në krye të bashkisë, Majlinda Carën!. Urime Majlinda dhe faleminderit me zemër Kurbin”.
Fraksion.com