AktualitetTë fundit

“Jam zyrtar i lartë”, i merr biznesmenit 70 mijë euro, arrestohet 52-vjeçari

Një 52 vjeçar është arrestuar pasi mashtroi një biznesmen duke i marrë atij 70 mijë euro.

Sh.H., arriti t’i marrë paratë biznesmenit përmes mashtrimit në rrjete sociale, duke iu prezantuar si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.

Sipas policisë nga hetimet dyshohet se 52 vjeçari, banues në Tiranë, ka mashtruar edhe persona të tjerë me të njëjtën metodë.

Shuma e parave, një automjet dhe një aparat celular janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarit.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”.

Policia ka mundur ta arrestojë 52 vjeçarin përmes denoncimit dhe bashkëpunimit të Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH. Policia e Shtetit ka falrnderuar qytetarët, për rritjen e besimit për të denoncuar në strukturat policore, raste të tilla, por dhe raste të tjera.

 

Fraksion.com