AktualitetBota+Të fundit

Gjermani, protestuesit kullosin lopët në kopshtin e parlamentit

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, organizata mjedisore Greenpeace dhe Grupi i Punës për Bujqësinë Rurale (AbL) sollën një tufë lopësh në lëndinën përpara ndërtesës së Bundestagut për të protestuar kundër mbajtjes së lopëve në stalla.

Protestuesit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Lopë në kullotë” dhe lanë tufën e lopëve të kulloste në zonën me bar përpara parlamentit, e cila ishte e rrethuar me barrikada.

Lasse van Aken, zëdhënësi i fushatës së Greenpeace, tha në një deklaratë për korrespondentin e AA se mund të duket e çuditshme të lëshosh lopë në bar në mes të Berlinit, megjithatë, habitati natyror i lopës është kullota.

“Fatkeqësisht, shumica e lopëve në Gjermani qëndrojnë në stalla 70 për qind të vitit. Duam të tërheqim vëmendjen se lopa i përket kullotës”, tha ai.

Aken i kërkoi ministrit Gjerman të Bujqësisë, Cem Özdemir, të iniciojë një program mbarëkombëtar mbështetës për kullotat e lopëve, duke thënë:

“Kjo gjë është e mirë për klimën, biodiversitetin dhe lopët, por kostoja është e lartë. Kjo është arsyeja pse ne bëjmë thirrje për një program mbështetës në mënyrë që fermerët të kenë mundësi ta arrijnë një gjë të tillë”.

https://youtu.be/VqXMVJfGyWk

 

Fraksion.com