Life StyleTë fundit

“Do dëgjojmë skandale”, Meri ka një paralajmërim por dhe lajme të mira për javën

Hyrja e Jupiterit në Dem do të sjellë fat jo vetëm për këtë shenjë, por edhe pë Luanin, Akrepin dhe Ujorin të cilat janë shenja të qëndrueshme. Në parashikimin e javës në “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se dita e nesërme do të jetë disi më e vështirë për disa shenja, ndërsa të tjera duhet të jenë më të vëmendshme në fundjavë.

“Duhet të kemi kujdes këto ditë nga skandale të ndryshme, sidomos nga njerëz që kanë potencë, fuqi ose që duan të bëjnë ndryshime të mëdha dhe skandalet janë të çuditshme, do dëgjojmë gjëra.

Në fund të javës, unë kam paralajmëruar, kur kemi bërë parashikimin mujor që Marsi në Luan bën katërkëndësh me Plutonin në Ujor dhe këtu duhet të kemi kujdes nga pritshmëritë e mëdha që kemi që nëse nuk na vijnë, disa njerëz kalojnë në ekstreme dhe bëhen nervozë.

Futja e Jupiterit në Dem do jetë një ogur shumë i mirë, do ndikojë shumë mirë te Demët, te Akrepët përballë, te Luanët dhe Ujorët. Këto 4 shenja do marrin maksimalisht ndikimin e fuqishëm të Jupiterit në Dem për një periudhë 1-vjeçare të paktën.”, tha Meri.

Dashi – 2 yje

Mërkuri nuk është ende i qartë në çështjet e tyre ekonomike, por nga nesër fillon një revansh i mirë për sa i përket çështjeve ekonomike që do vazhdojë për nja një vit, do i ndihmojë shumë Dashët. Kemi katërkëndëshin në fund të javës midis Marsit në Luan dhe Plutonit në Ujor që Dashët duhet të kenë shumë kujdes në dashuri, shoqëri, xhelozi dhe në mënyrën se si kërkojnë të arrijnë gjërat e tyre. Kalojnë në ekstrem dhe kjo nuk është  gjë e mirë.

Demi – 4 yje

Hëna e re në datën 19 në shenjën e tyre, hyn Jupiteri por nesër duhet të kenëë kujdes nga skandalet, nga mundësitë e një paqartësie të madhe sepse menjëherë sa hyn krijon katërkëndësh me Plutonin, ka disa gjëra që nuk janë të mira, të qarta, të ekuilibruara. Pas ditës së nesërme, fillojmë të shohin gjëra të mira. Pak sherre në fund të javës t’i kenë kujdes në çështjet familjare.

Binjakët – 1 yll

Hëna e re në Dem, Jupiteri në Dem janë në shtëpinë e 12-të për ta. Sapo futen këto ndryshime të mëdha, edhe Binjaku më i zgjuar e që ka dëshirë të madhe të ndryshojë nuk e bën dot. Hyn në një situatë parapërgatitore, ai me veten, botën e dëshirave, ëndrrave, shpresave e fantazive por që nuk del dot para vetes. Kujdes aksidentet ose sherret në fund të javës.

Gaforrja – 3 yje

Mërkuri i kundërt e ndihmoi Gaforren dhe do vazhdojë ta ndihmojë tashmë edhe Mërkuri në Dem për aleanca, miqësira e qëllime, ecën mirë, përparon. Futja e Jupiterit në Dem është ogur i mirë për Gaforren, e ndihmon, i jep shumë plane të qëndrueshme sipas natyrës së tyre. Kujdes me shpenzimet e tepruara në fund të javës dhe ndoshta mund të kemi një rrëzim të disa Gaforreve nga këndi ekonomik ose me paratë.

Luani – 4 yje

Do merren shumë me karrierën, puna do i përfaqësojë jashtë mase sepse Jupiteri futet në Dem, në shtëpinë e 10-të të tyre, në vitrinën e tyre dhe madje do jenë një nga shenjat më me fat në këtë periudhë. Futja e Marsit në Luan nuk është e keqe, por do bëjë direkt një lidhje të vështirë me Plutonin në Ujor dhe duhet të kenë kujdes në çift, bashkëpunime në fund të javës se mund të kenë kontradikta të mëdha.

Virgjëresha – 4 yje

Jupiteri në Dem i ndihmon shumë, shenja Toke, të kenë kujdes vetëm ditën e nesërme sepse ka disa pasiguri, paqartësi, prapaskena ose humbje ekonomike ose disa xhelozi të atyre Virgjëreshave që s’kanë një lidhje stabël, të mirë, s’kanë besim te partneri në bashkëpunime. Të kalojë dita  e nesërme dhe do marrin një energji shumë pozitive sidomos në kontakte me jashtë, punë të reja, udhëtime të largëta.

Peshorja – 4 yje

Do marrin para, fillon periudha e thithjes së lekëve. Shumë Peshore nga projektet, bashkëpunimet, martesat, divorcet, gjëra që nuk kanë shkuar siç duhet, të tjerët u detyrohen lekë. Të kenë kujdes çfarë u detyrohen të tjerëve dhe nesër për ta  është një pikë e vështirë për detyrimet që s’i kanë kthyer.

Akrepi – 3 yje

Jupiteri përballë shenjës së tyre i bën me fat sepse janë shenjat e qëndrueshme ato që e marrin energjinë e mirë të Demit. Martohen, fillojnë bashkëpunime të reja, fillon një peeriudhë e re e jetës së tyre ose i rikthehet fati pas 12 vjetëve në bashkëpunime e martesa. Kujdes me Marsin në Luan në një çështje karriere, pune të rëndësishme që duhet të jenë pak më të qetë në fund të javës dhe jo çdo gjë që e duan ta marrin me pasione të pakontrolluaraa.

Shigjetari – 2 yje

Hëna e re në datën 19 tregon një ndryshim të jetës së tyre të përditshme, ndryshim pune, fillime të reja por edhe Jupiteri në Dem tregon shumë punë, angazhime të shumta të jetës së përditshme që ndoshta nuk është në natyrën e tyre të jenë të detyruar të rrinë në një vend pune, të ngarkohen me punë dhe të kenë përgjegjësi të mëdha. Jeta e përditshme do jetë pak e lodhshme dhe në lidhje me shëndetin duhet të kurohen më mirë. Hyjnë në punë që nuk arrijnë dot t’i pranojnë në natyrën e tyre.

Bricjapi – 4 yje

Është një nga shenjat e Tokës që do favorizohet më shumë në dashuri në këtë periudhë. Nesër fillon Jupiteri në Dem dhe iu jep larmi e dashuri të madhe, por direkt në kundërshtim me Plutonin mund të përjetojnë një tradhti, xhelozi, dyshim ose skandal të madh që duhet ta shohin me kujdes, të kalojë dita e nesërme dhe ujërat qetësohen.

Ujori – 3 yje

Do kenë shumë fat në dashuri, hyn Jupiteri në Dem, u jep stabilitet në planet dhe maarrëdhëniet e tyre erotike, bashkëjetesa, marrëdhënie familjare të mira por kryesisht një lidhje e re që futet në shtëpinë  e tyre dhe ndihen mirë, stabilitet në jetën e tyre erotike. Besoj se do rrinë  larg çdo marrëdhënieje të lodhshme ose që i ka provokuar nervat në këtë periudhë. Marsi në Luan përballë shenjës së tyre u ngre pak antagonizmin e të tjerëve, por kanë shumë fat.

Peshqit – 3 yje

Jupiteri në Dem është një aleat i mirë për ta. Komunikime,udhëtime,  kontakte por do jenë stabël në mendimet e strategjitë e tyre dhe do kenë shumë stabilitet ekonomi. Një fillim i ri nis në datën 19 me Hënën e re në Dem, iu jep shanse për një hapje, mendim, projekt, takim të ri dhe në fund të javës të kenë kujdes me punën e shëndetin se mund të kenë një tronditje të vogël./tvklan.al

 

Fraksion.com