Zgjedhjet lokale 2023, përfundon numërimi në 10 bashki
Procesi i numërimit ka përfunduar në 10 bashki të vendit, ndërsa vijon në 51 të tjera.
Të dhënat paraprake tregojnë se Partia Socialiste ka fituar bashkitë, Kamëz, Elbasan, Vorë, Pustec, Klos, Kolonjë dhe Delvinë.
Ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë“ kryeson në Pukë, Fushë Arrëz, Memaliaj.
Socialistët fituan në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave.
Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave Gledian Llatja.
Ndërkohë, vijon procesi në bashkinë më të madhe të vendit, Tiranë. Deri më tani janë numëruar rreth 322 qendra votimi nga 941 në total. Sipas raportimit të fundit të shifrave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Erion Veliaj i cili kandidon për mandat të tretë ka marrë 50918 vota (52.92%), ndjekur nga kandidati Belind Këlliçi i cili ka 34619 vota. Pas tyre pason me kandidati i Lëvizjes Bashkë Arlind Qorri me 4777 vota.
Në Durrës, nga 342 qendra votimi janë numëruar 108 qendra votimi, ku kryeson PS me 56.26% të votave me Emiriana Sako, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë“ Igli Cara ka marrë deri tani 43.74 % të votave
Në Shkodër nga 247 qendra votimi janë numëruar 108 qendra votimi dhe kryeson kandidati i PS-së Benet Beci me 59.91 % të votave. Ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë“ ka deri tani 40.09 % të votave.
Në bashkinë e Fierit janë numëruar 97 nga 224 gjithsej. PS me në krye Armando Subashi kryeson me 69.01 % të votave, ndërsa Evdar Kodheli “Bashkë Fitojmë” me 19.48 % të votave. PD me Eriselda Celaj ka marrë 11.52 %.
Në bashkinë e Vlorës janë numëruar deri tani 157 qendra votimi nga 226 në total. Kryeson deri tani kandidati I PS-së Ermal Dredha me 70.91 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë“ka 29.09 % të votave.
Në bashkinë e Korçës janë numëruar 91 qendra votimi nga 158. Kandidati i Partisë Socialiste Sotiraq Filo kryeson me 60.79 % të votave, ndërsa kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli ka 39.21%.
Në bashkinë e Lezhës janë numëruar 72 nga 126 qendra votimi në total dhe kryeson kandidati i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu me 53.84% të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Pashk Gjoni ka 46.16% të votave.
Në bashkinë Berat janë numëruar 61 qendra votimi nga 117 në total, ku kandidati i PS-së Ervin Demo kryeson me 63.08 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë“ ka 36.92 %.
Në Dibër janë numëruar 34 qendra votimi nga 99 në total dhe deri tani kryeson kandidati i PS-së Rahim Spahiu me 68.69 %, ndërsa koalicioni “Bashkë fitojmë“me 25.70 %.
Në Kukës janë numëruar 21 qendra votimi nga 73 në total dhe kryeson kandidati i PS-së Safet Gjici me 49.08 % të votave, ndësrsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë“ Admir Sinamati ka 41.30%.
Në Gjirokastër janë numrëruar 20 qendra votim nga 67 në total dhe kryeson kandidati i PS-së 77.21 %, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë“ Dorjan Lani ka marrë 22.79 %.
Në Lushnje janë numëruar 121 qendra votimi nga 156 në total dhe kryeson PS me kandidaten Eriselda Sefa me 62.44 % të votave ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë“ ka 37.56 % të votave.
Në Pogradec janë numëruar 35 qendra votim nga 106 gjithsej dhe kryeson kandidati i PS-së Ilir Xhakolli me 65.67 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë“Zini Tollozhina ka marrë 32.30 %.
Në Kavajë janë numëruar 10 nga 92 qendra votimi dhe kryeson kandidati i PS Redjan Krali me 56.06 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë“ Fisnik Qosja ka marrë 43.94% të votave.
Në bashkinë Krujë janë numëruar 26 qendra votimi nga 92 në total, ku kryeson kandidati i PS-së Artur Bushi me 63.71% të votave kundrejt 36.29 % të votave që ka marrë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë“Agron Loka.
Në Kurbin janë numëruar 19 qendra votimi nga 74 në total dhe kryeson kandidatja e PS-së Majlinda Cara me 55.93 % të votave, kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë“Behar Haxhiu me 44.07 % të votave.
Në Sarandë janë numëruar 29 qendra votimi nga 52 gjithsej dhe kryeson kandidati i PS-së Oltion Çaçi me 49.83% të votave, kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë“ Ardit Çikuli me 34.92 % të votave.
Në Malësinë e Madhe janë numëruar 23 qendra votimi nga 72 në total dhe kryeson kandidati i PS-së Tonin Marinaj me 59.35 % të votave, kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë“ Isa Ramaj me 40.65 %.
Në Maliq janë numëruar 38 qendra votimi nga 76 në total dhe kryeson PS me kandidatin e saj Gëzim Topçiu me 68.39 % të votave, kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë me Alfred Gega që ka marrë deri tani 31.61 %.
Në Kuçovë janë numëruar 35 qendra votimi nga 65 në total ku kryeson kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë“ Lefter Maliqi me 48.01 %, kundrejt kandidatit të PS-së Kreshnik Hajdari i cili ka marrë 47.51 % të votave deri tani.
Në Divjakë janë numëruar deri tani 23 qendra votimi nga 67 në total dhe kryeson PS me 54.57 % të votave, kundrejt 45.43 % të votave që ka marrë koalicioni “Bashkë Fitojmë“.
Në Vaun e Dejës janë numëruar 21 qendra votimi nga 53 % gjithsej, ku kryeson PS me 56.90 % të votave kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 37.62% .
Fraksion.com