AktualitetPolitikëTë fundit

“Zgjedhjet Lokale 2023”, DW: PS në avantazh, Opozita konteston

Rezultatet paraprake në Lokalet 2023, që u zhvilluan në Shqipëri të dielën nxjerrin në avantazh Partinë Socialiste (PS) në 56 bashki ose në 86.8 të, 61 bashkive që ka gjithsej vendi. Në votime pati pjesëmarrje të ulët.

Partia Socialiste, një forcë politike në mandatin e saj të tretë qeverisës, është shpallur fituese në tre bashki në Shqipëri – Elbasan, Kamëz dhe Vorë-ku rezultati u shpall me shpejtësi në sajë të numërimit elektronik. Në bashkine e Kamzës që ka qënë bastion i PD , fitorja e PS rezulton të jetë e thellë. Nga numërimi i votave deri në orën 8.00 të mëngjesit të sotëm,  (15.05) kandidati i PS ka marrë 10 mijë vota më shumë se kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Ky koalicion është në avantazh në 8 bashki. Partia e Minoritetit Grek pët Ardhmërinë, e njohur me iniciale MEGA, është në avantazh në bashkinë e Finiqit.

Në Himarë është në avantazh Fredi Bejleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” dhe përfaqësues i minoritetit grek, për të cilin votuesit dhanë votën në mungesën e tij fizike, pasi një ditë para zgjedhjeve, të shtunën, (13.05), Gjykata e Vlorës mori për atë masën arrest me burg nën akuzën për shit-blerje votash. Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, në të cilin bëjnë pjesë fraksioni i PD i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partia e Lirisë, e drejtuar nga ish-presidenti Ilir Meta është në avantazh në 8 bashki, kryesisht në veri të vendit, të cilat përbëjnë 13,2 të numrit total prej 61 bashkish që ka Shqipëria. Kryeministri Rama, njëkohësisht dhe kryetar i PS, është shprehur optimist, në një postim në median sociale, për një fitore të thellë të forcës së tij politike, të paktën në 50 nga 61 bashkitë ku u zhvillua gara.

Edi Rama

Edi RamaFotografi: Darko Vojinovic/AP/picture alliance

Ish-kryeministri Berisha paralajmëron mosnjohje të rezultatit

Fjala është për bashkitë e Elbasanit, Kamzës dhe Vorës, ku rezultati përfundimtar i shpallur elektronikisht mbrëmë nxorri fituese PS. “Të dhëna të besueshme dëshmojnë se Kamza është manipulim dixhital monstruoz, që e nxjerr sot PS 10 mijë vota para koalicionit ”Bashkë Fitojmë. Ky është absolutisht një rezultat i gatuar në mënyrë dixhitale që hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe. Problemi dixhital është totalisht në diskutim dhe dyshim të plotë. Kemi indicie të tjera, sipas të cilave, sistemi është vendosur në kontrolle të dyfishta, që janë për t’u verifikuar”, deklaroi Berisha pas shpalljes së rezultatit.

Ai akuzoi kryeministrin Rama për “blerje masive të votës”, dhe përdorimin “e bandave kriminale që kanë kërcënuar qytetarët”. Sipas Berishës ndaj kandidatit për kryetar bashkie në Lezhë, Salvator Kaçaj, ka patur tentativë për atentat nga rivali i tij socialist, Pjerin Ndreu. Ky i fundit i ka quajtur “trillime” akuzat e Berishës.

Sali Berisha

Sali BerishaFotografi: Ani Ruci/DW

Pjesëmarrje e ulët në votime

Rezultatet paraprake janë produkt i një pjesëmarjeje të ulët në votime. Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se të dhënat prej 90% të 5213 qendrave të votimit tregojnë një pjesëmarrje prej 34.37 përqind, që përbën një ulje prej 12 përqind në krahasim me Parlamentaret 2021.

Procesi zgjedhor i zhvilluar të dielën për organet drejtuese të pushtetit lokal u karakterizua nga mosfunksionimi i pajisjeve të instaluara për identifikimin elektronik të votuesve në 500 qendra votimi në disa bashki, mes të cilave edhe në Tiranë, ku identifikimi u bë më pas në mënyrën tradicionale. Votimet familiare dhe prania në qëndrat e votimit të individëvetë pa autorizuar kanë qënë objekt denoncimesh edhe në këto zgjedhje. Ende nuk ka të dhëna nëse kjo problematikë kronike do të ketë ndikim në integritetin e votimit dhe rezultatin e tij. Të hënën (15.05) pasdite misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it i kryesuar nga ambasadorja Audrey Glover, do të publikojë vlerësimet paraprake nga dita e votimit.

Pamje nga votimet në Tiranë

Pamje nga votimet në TiranëFotografi: Florion Goga/REUTERS

 

Fraksion.com