Takat transparente trendi i 2023
E para në histori që i veshi ato ishte Hirushja, e fundit Jennifer Lopez, Cinderella 4.0 me të gjitha veshjet. Këpucët transparente, të cilat në fakt deri para disa vitesh ishin në modë, janë rikthyer, prej disa stinësh janë kudo në këmbët e të famshmëve dhe në pasarela.
Trendi ‘nude’, i cili është kaq i popullarizuar kur bëhet fjalë për veshjet, duket se nuk shpërthen kurrë plotësisht kur bëhet fjalë për këmbët. Nëse, siç thamë, JLo është ndër yjet e fundit që ka veshur takat e saj shumë të larta transparente PVC, nga koleksioni Valentino Garavani Pranverë-Verë 2023, merita shkon ndaj një ‘princeshe’ tjetër bashkëkohore, që në 2016, pasi tërhoqi vëmendjen e sistemit të modës ndaj këpucëve me efekt rrezesh X.
Po flasim për Kim Kardashian e cila saktësisht shtatë vjet më parë u shfaq me një palë sandale Yeezy Season 2 me taka dhe rripa transparentë, nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West duke I bërë ato ‘wannahave’ (ajo vetë ka veshur disa modele transparente ndër vite).
Për Pranverë/Verë 2023 ka shumë modele këpucësh transparente: nga Valentino dhe takat e tij marramendëse, te Loewe, krijimet e Simone Rocha, Dilara Findikoglu, e deri te Bottega Veneta dhe Acne Studios. Me pak fjalë, një bum këpucësh transparente në pasarelë konfirmohet edhe nga shitja me pakicë e modës Net-a-Porter e cila regjistroi një rritje prej 400% në kërkimet për “taka transparente” gjatë muajit të fundit.
Tani, megjithatë, shqetësimi kryesor kur mendoni për veshjen e këpucëve nga materiale PVC, plastike ose pelte, le ta pranojmë, është djersitja. Djersitja nuk është elegante. Sidomos në verë. Këshilla? Një deodorant kundër djersës në këmbë. Ose mund të vishni çorape ngjyrë mishi.
Ndërkohë, le të frymëzohemi nga modelet transparente dhe propozimet e pikasur në sfilatat Pranverë-Verë 2023, perfekte për plazh, disko, mbrëmje.