“Shtohen zërat”, Flutura Açka kërkon fajtorët: Të ikin në shtëpi, e trishtueshme për ne!
E ndërsa Partia Socialiste po ‘e palos’ opozitën kuti pas kutie dhe po shton listën e bashkive fituese ne vend deputetët e Opozitës (PD-së) duket se po dalin nga ‘skutat’ ku ishin futur gjatë fushatës elektorale. Ata kërkojnë të gjejnë fajtorët për humbjen e thellë por harrojnë veten e tyre sepse kanë frikë nga humbja e karrikes së rehatëshme të deputetit.
Deputetët e Opozitës nuk krahasohen kurrë me ata të Partisë Socialiste sidomos gjatë kësaj fushate elektorale, të cilët kanë qënë në çdo çast pranë elektoratit të tyre. Mjafton të hapësh rrjetet sociale dhe e kupton këtë, kupton kush është në shërbim të njerëzve.
Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve vendore, ku Partia Socialiste ka fituar në pjesën më të madhe të vendit. Ajo kërkon që fajtorët të ikin në shtëpi.
“E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat.
Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam.
Pjesë e humbjes sonë janë edhe showman-wt dhe show-woman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi.
Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!”, deklaron Açka.
Me poshtë disa postime krahasimi nga profili zyrtar i deputetes Flutura Açka të PD-së dhe deputetes Mimi Kodheli të PS-së ,ne angazhimin e tyre politik gjatë fushatës zgjedhore:
Fraksion.com