AktualitetBota+Të fundit

Presidenti i Ukrainës Zelensky ‘ballë për ballë’ me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky  ka mbërritur në Londër. Ai shkroi në Twitter se do të takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak të hënën,  për negociata thelbësore ‘ballë për ballë’, tha ai.

“Sot – Londër. Britania e Madhe është një lider kur bëhet fjalë për zgjerimin e aftësive tona në tokë dhe në ajër. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe sot. Do të takoj mikun tim Rishi. Ne do të zhvillojmë negociata thelbësore ballë për ballë dhe në delegacionet”. Zelensky postoi në Twitter.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar ka dorëzuar disa raketa lundrimi “Storm Shadow” në Ukrainë, duke i dhënë vendit një aftësi të re sulmi me rreze të gjatë përpara një kundërofensivë të shumëpritur kundër forcave ruse, thanë zyrtarë të lartë perëndimorë për CNN javën e kaluar.

 

Fraksion.com