Ndërpritet numërimi i votave në Himarë, mbështetësit e Belerit mblidhen në stadium
Kutitë e fundit kanë mbetur pa u numëruar në Himarë. Aktualisht Jorgo Goro është në avantazh me vetëm 179 vota diferencë përballë kandidatit të BF, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për akuzën e shitblerjes së votës.
Teksa është pezulluar numërimi, ka pasur edhe tensione jashtë Pallatit të Sportit. Një pjesë e qytetarëve, simpatizantë të Belerit janë të irrituar duke përdorur edhe fjalë ofenduese ndërsa një pjesë tjetër është gati që të festojë për fitoren e Goron.
Gazetarja e Report Tv, Odeta Dume bën me dije se irritimi ka nisur pasi disa numërues u shkëputën nga puna për shkak të lodhjes. Një prej të pranishmëve thotë se është greke dhe mbështet Fredi Belerin që pretendon se do i kthejë pronën e gjyshërve e stërgjyshërve.
“Shqipëria ka mbetur karnaval”, tha një tjetër.
“Belerin duam. Atë kemi votuar dhe atë kemi mbështetur”, tha një tjetër.
Fraksion.com