AktualitetLife StyleTë fundit

“Manipulim votash në Eurovision?”Çfarë fshihet pas fitores së Suedisë

Eurovision po akuzohet se ka manipuluar rezultatin për të lejuar Suedinë të fitojë. Thuhet se organizatorët orkestruan fitoren e Loreen në mënyrë që Suedia ta organizojë vitin e ardhshëm që përkon me 50 vjetorin e fitores së grupit ABBA.

Akuza të forta ndaj Eurovision, çfarë fshihet pas fitores

Suedia triumfoi me Loreen që shënoi historinë si gruaja e parë që fiton dy herë konkursin. Por jo të gjithë ishin dakord që Suedia e meritonte vendin e parë dhe spekuluan se konkursi ishte manipuluar.

Akuza të forta ndaj Eurovision, çfarë fshihet pas fitores

“Nuk po them se është e manipuluar, por… Suedia fitoi një vit para përvjetorit të fitores së ABBA-s”, shkroi një person.

“Nuk ka asnjë dyshim që ata e manipuluan të gjithë këtë gjë në mënyrë që Suedia të mund ta presë atë në 50-vjetorin e fitores së ABBA-s”, shtoi një tjetër.

“Përvjetori i ABBA-s dhe fitorja e Suedisë më duket e çuditshme”, theksoi mes tjerash një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.

Një tjetër koment ishte: “Nuk jam një teoricien konspiracioni, por kjo është manipuluar në mënyrë që Suedia të mund të organizojë pesëdhjetëvjetorin e fitores së ABBA-s”.

Akuza të forta ndaj Eurovision, çfarë fshihet pas fitores

Grupi suedez, ABBA, ishte pjesëmarrës në Eurovision Song Contest 1974 me Waterloo dhe Bjorn, Benny, Agnetha dhe Anni-Frid, të cilët edhe u shpallën fitues. 2024 shënon saktësisht 50 vjet nga fitorja e tyre, me shumë njerëz që presin që grupi të performojë në konkursin e vitit të ardhshëm.

 

Fraksion.com