“Ma coptoi zemrën” edhe Nita Latifi reagon ashpër ndaj Zhaklin Lekatarit: ‘Hipokrizi e gjallë! Turp!’
Opinionistja e “Big Brother Vip 2” Zhaklin Lekatari dhe Nita Latifi është dukur se kanë pasur një raport korrekt me njëra-tjetrën. Madje, gazetarja e ka mbështetur këngëtaren në rrugetimin e saj duke e konsideruar edhe si “Shote Galica”.
Mirëpo, kjo nuk e ka ndaluar Nitën të reagojë ashpër lidhur me një postim të Zhaklinës.
Kjo e fundit ndodhet aktualisht në Serbi. ”Jam shumë e sigurt, një vend ku s’ka shqipe”, shkruante Zhaklin krahas fotoje para pak ditëve.
Ky postim që ka ngjallur reagime të ndryshme ka tërhequr edhe vëmendjen e Nitës. Ajo ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku shkruan “Hipokrizi e gjallë. Marre”.
Më pas ka postuar mesazhin e një ndjekësi që shkruan se e vlerëson dhe e ka përkrahur gjithnjë Zhaklinën por ky veprim i duket i pavend për shkak të masakrave që serbët kanë bërë mbi shqiptarët e Kosovës.