Life StyleTë fundit

Luizi i bën surprizën romantike Kiarës nga koncerti në Kosovë

Të gjithë u surprizuan dhe e pëlqyen Luizin romantik në ‘Big Brother VIP’.

Një version ku ai harronte lojën dhe ishte super i dedikuar ndaj të dashurës së tij. Luizi luftoi çdo ditë për dy muaj rresht derisa i fitoi zemrën bashkëshortes aktuale, i bënte kafen çdo mëngjes, i çonte mëngjesin në shtrat, e ushqente si të ishte një fëmijë, i bënte surpriza, i dedikoi këngë, i thoshte fjalët më të bukura e shumë të tjera.

Sigurisht pati njerëz që nuk e besuan shumë Luizin. Nga ata që mendonin se po e bën për lojë dhe për të fituar simpatinë e publikut. Mirëpo, edhe tani që spektakli ka mbaruar Luizi është po aq i përkushtuar. Thuajse kudo e përmend Kiarën.

Kur nuk e merr në koncerte, i bën dedikime si ky:

Kurse mbrëmjen e djeshme e ka surprizuar nga skena duke e marrë me video-call dhe duke i treguar dashurinë e publikut të Gjakovës për të:

 

Fraksion.com