AktualitetPolitikëTë fundit

Korça rozë: PS kryeson në të gjashtë bashkitë e qarkut!

Në Bashkinë e Pustecit tashmë nuk ka histori. Partia Socialiste ka arritur ta marrë edhe këtë bashki. Nga 8 kuti në total, deri më tani janë numëruar 7. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë rreth 64%, ndërsa kandidati i PD, Pandi Jani 36%.

Ndërkohë që në Bashkinë e Devollit janë numëruar 26 kuti nga 49, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 52.% të votave, ndërsa Elvis Hajdërlli i BF me 47% të votave.

Në Bashkinë e Kolonjës janë numëruar 25 nga 28 kuti, dhe kandidati i Partisë Socialiste Erion Isaj kryeson bindshëm me 64% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 36%. Isai po shkon drejt një mandati të dytë.

Në Bashkinë e Pogradec janë numëruar 36 kuti nga 106 dhe kryeson kandidati socialit Ilir Xhakolli gëzon 65% të votave, ndërsa rivali i tij Zini Tollozhina me vetëm 32.30%. Në garë është edhe një kandidat i forcës Lëvizja e Re, Rezart Laraku, i cili ka marrë 2.02%

Në Bashkinë e Korçës janë numëruar deri më tani 70 qendra votimi nga 158 gjithsej. Kryeson bindshëm kandidati socialist Sotiraq Filo me 62.54% të votave përkundrejt 37.46% të kandidates së Bashkë Fitojmë, Ledina Alolli.

Edhe Bashkinë e Maliqit kryeson kandidati socialist Gezim Topçiu i cili merr një tjetër mandat sipas këtij rezultati. Ai merr 67.936% të votave kur janë numëruar vetëm 27 kuti nga 76. Kandidati i BF, Alfred Gega, merr 32.07% të votave.

 

Fraksion.com