Life StyleTë fundit

Horoskopi javor 15- 21 maj 2023

Ky është horoskopi javor nga data 15 maj deri në  21 maj 2023. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Përqendrohuni tek objektivat tuaja gjatë kësaj jave dhe mos e humbisni shpresën asnjëherë. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marrë vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Duroni edhe pak me shume. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mundojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.

Demi

Javë shumë e mirë do jetë kjo për ata të gjithë. Lëreni mënjanë egon dhe mundohuni t’i bëni gjërat sa më mirë. Bashkëpunimi në çift do jetë i fortë në çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni të qëndroni më tepër kohë pranë njeri-tjetrit. Ju beqarët do jeni mjaft joshës dhe do bëni për vete persona të shumte. Midis tyre mund të jetë edhe ai që do iu ofrojë një jetë të qetë dhe me momente të lumtura. Financat do i menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mirë gjithë kohës. Shëndeti duhet pasur më tepër në vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majat.

Binjakët

Këtë javë do ju rikthehet buzëqeshja dhe harmonia në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lire për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.

Gaforrja

Dëgjojeni zemrën këtë javë dhe lëreni veten të drejtoheni prej saj. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xhelozë sepse do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.

Luani

Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses. Jeta familjare do jetë e njëjtë.

Virgjëresha

Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.

Peshorja

Fati dhe arritjet do jenë pjesë e kësaj jave. Do i hapni edhe më shumë dyert për bashkëpunim me të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më mirë me partnerin dhe do e kuptoni se e keni pasur gabim për ato që keni menduar. Nuk do mendoni më për ndarje. Ju beqarët do ndiheni më mire këtë javë. Do realizoni takimet e ëndërruara dhe nuk do e ndieni më vetminë. Në planin financiar situata do lërë për të dëshiruar dhe kjo për shkak të pamaturisë tuaj me shpenzimet. Për shëndetin do jetë periudhë e mirë. Do keni imunitet dhe rezistencë të mirë fizike e morale. Në punë yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do filloni t’i bëni planet më me kujdes. Pas të mërkurës mund të fitoni edhe një pozicion të ri me më tepër të ardhura se më parë.

Akrepi

Mënyra sesi do shpreheni dhe gjestet që do bëni mund të sjellin probleme këtë javë. Jeta në çift nuk do jetë aq e mirë sa ju e kishit ëndërruar. Kujdes duhet bërë ditën e martë dhe të mërkurë sepse partneri do jetë me nerva dhe mund të këmbëngulë për disa gjëra. Më mirë hapni rruge. Nëse jeni beqarë nuk duhet t’i jepni fjalën dikujt apo të bëni premtime, por duhet të njiheni sa më mirë me ta para se të hidhni hapa. Financat duhet t’i menaxhoni me sa më shumë përkujdes dhe maturi që të mundeni edhe pse në fakt do merrni para nga të afërmit. Për shëndet të mirë, mos e teproni me ushqimet dhe mbani dietat e duhura. Do e shihni që do ndiheni sikur keni rilindur. Në punë do ja dilni mbanë t’i realizoni projektet falë vendosmërisë dhe këmbënguljes.

Shigjetari

Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë këtë javë dhe të mos bëni asgjë të pamenduar mirë. Nëse keni një lidhje mos e gënjeni partnerin tuaj gjatë kësaj jave sepse kjo nuk është mënyra e duhur për ta përmirësuar atmosferën. Gjithçka do dalë në dritë një moment dhe situata mund të ndërlikohet më tepër. Ju beqarët do realizoni takime të papritura, por që do ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Do kuptoni që edhe ëndrrat mund të realizohen. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë vazhdoni të shpenzoni me maturi duke menduar edhe për të nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, madje mund të ndiheni edhe më në formë se një javë më parë. Në punë do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për të arritur majat.

Bricjapi

Do merrni dhe do përcillni energji pozitive gjatë kësaj jave. Komunikimi dhe durimi do jenë pikat tuaja më të forta. Nëse keni një lidhje do i përkushtoheni edhe më tepër jetës tuaj në çift dhe do e bëni partnerin të ndihet mirë në çdo moment. Durimi do jetë një nga gjërat që ai do e adhurojë. Për ju beqarët gjithçka do varet nga sjellja juaj. Po u treguan të hapur dhe po nuk kërkuat perfeksionin keni për ta gjetur personin e duhur. Gjendja e financave do konsolidohet tej mase. Do jeni më të qetë kur të shpenzoni. As shëndeti nuk do ketë shqetësime, përkundrazi do jeni energjikë dhe plot imunitet. Në punë do bëni mirë të përqendroheni tek gjërat thelbësore, pasi po u morët me detajet do humbisni kohën kot dhe nuk do e përfundoni në kohë detyrën e dhënë.

Ujori

Këtë javë do jeni të gatshëm të lëvizni edhe malet që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Do i arrini të gjitha objektivat. Fale mbështetjes se Venusit marrëdhënia juaj në çift do jetë e ngrohtë dhe e bukur. Do kaloni edhe momente plot pasion dhe sensualitet. Ju beqarët do kaloni një javë shumë të mirë. Do keni mundësi për të takuar persona interesantë dhe mund të mendoni edhe për gjëra serioze. Për sa i përket planit financiar do jetë një javë e vështirë prandaj duhet të tregoheni të matur me shpenzimet. Nëse tregoheni më të kujdesshëm me shëndetin nuk do keni probleme. Vetëm nëse keni organizëm të dobët mund të keni ndonjë alergji. Në punë duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdesshëm.

Peshqit

Nëse nuk doni të keni probleme sillni ndërmend gabimet që keni bërë dhe mësoni prej tyre. Mos bëni shumë ndryshime në jetën tuaj në çift sepse nuk do jenë të nevojshme. Nëse keni pasur zënka mund të keni edhe një përmirësim të lidhjes tuaj. Për ju beqarët do ketë shumë takime, flirte dhe aventura. Megjithatë dashuria e vërtetë nuk do të vije. Me financat do keni tendencë të shpenzoni shumë pa menduar fare sesa e keni buxhetin. Tregohuni të kujdesshëm sepse do lindin probleme të mëdha. Asnjë planet nuk do ndikojë tek gjendja juaj shëndetësore prandaj do jeni në formë të mirë. Në punë do merrni edhe rreziqe mbi supe, por në fund do ia dilni mbanë me sukses.

 

Fraksion.com