AktualitetPolitikëTë fundit

Glover: Fushata ishte e qetë, por e polarizuar. Qytetarët zgjodhën forcën politike jo kandidatin

Monitoruesja e OSBE/ODIHR bëri sot me dije raportin paraprak për zgjedhjet vendore 20223.

Audrey Glover ka dhënë sot ekstraktin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ajo e konsideroi fushatën të qetë, pa probleme përveçse disa incidenteve që u cilësuan si të rënda. Glover gjithashtu nënvizoi se procesi në fakt pati një problematikë që ishte përqendrimi i fushatës jo tek kandidatët por te forcat politike, duke penguar zgjedhësit në këtë formë, sipas monitorueses të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor.

“Pra ishim 250 veta vëzhgues për  zgjedhjet e 14 majit. Në përputhje me metodologjinë tonë ne kemi ardhur pa axhendë fikse dhe kemi lënë faktet të flasin vetë. U morën pak në konsideratë zgjedhësit. Ekziston një besim në listën zgjedhore, megjithatë 40% e votuesve ndodhen jashtë vendit. Komisione të administrimit zgjedhor. Krijimi i tyre ishte problematik. Fushata ka qenë paqësore megjithëse sulmeve nga liderët e partive politike që ishin të rënda. Përveç disa tubimeve, fushata ishte e qetë. Kandidatët s’kanë pasur debate por kanë përdorur rrjete sociale. Lidhja e mediave me forcat politikë shkakton lidhje të drejtpërdrejtë të vijave editoriale dhe nuk rezulton me një burim konkret informues. Ka pasur sulme ndaj gazetarëve. Mediat s’kanë bërë raportime për zgjedhjet. Kemi qenë të shqetësuar për akseueshëmirsë të vendeve ku mund të votojnë personat me aftësi të kufizuara. Jemi duke analizuar votimin elektronik. Mendoj se ekziston një aspekt tjetër që ne duhet t’i hedhim një vështrim. Fatkeqësisht fushatat u përqendruan në politikën në partitë kombëtare dhe jo në çështjet e rëndësisë më të madhe në vendndodhje të ndryshme. Veçanërisht jashtë Tiranës. Kjo kufizoi zgjedhësit të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor”, tha Glover.

 

Farksion.com