AktualitetPolitikëTë fundit

Fredi Beleri fitoi bashkinë nga burgu, mbështetësit e tij festë para zyrës së OMONIA-s në Himarë

Festë në qendër të Himarës. Pas fitores së kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, mbështetës të tij kanë zbarkuar para zyrës së OMONIA-s dhe zyrës elektorale të kreut të ri të bashkisë.

Ata e kanë pritur me shumë entuziazëm lajmin, që në momentin kur po numërohej dhe kutia e fundit. Diferenca mes tij dhe kandidatit socialist ishte shumë e vogël, vetëm 19 vota.

Kujtojmë se Beleri e priti lajmin nga burgu, pasi akuzohet për blerje votash.

 

Farksion.com