Life StyleTë fundit

Finalja e këtij viti ishte më e shikuara në historinë e Eurovision

Finalja e Eurovision e së shtunës mbrëma në Liverpool ishte finalja më e ndjekur në historinë e kompeticionit, sipas BBC.

Në Mbretërinë e Bashkuar, pati një kulmi prej pesë minutash kur shikueshmëria arriti 11 milionë njerëz dhe një shifër mesatare e shikueshmërisë prej 9.9 milionë, që barazohet me 63% të audiencës televizive.

Rekordi i mëparshëm ishte finalja e 2011-ës, kur një mesatare prej 9.5 milionë pane kompeticionin. Vitin e kaluar, finalja në Torino u ndoq mesatarisht nga 8.9 milionë njerëz.

Konkursi u fitua nga Loreen nga Suedia, e cila gjithashtu bëri histori duke u bërë gruaja e parë që fitoi dy herë konkursin. Ajo triumfoi të shtunën me baladën e saj të fuqishme Tattoo, teksa u rikthye në festival më shumë se një dekadë pas fitores së saj në 2012 me Euphoria.

Konkursi i këtij viti duhej të ishte zhvilluar në Ukrainë pas fitores së tyre vitin e kaluar me Orkestrës Kalush dhe këngës së tyre Stefania!

Për shkak të luftës, u vendos që Britania e Madhe, nënkampioneja e vitit të kaluar, të organizonte konkursin këtë vit në emër të Ukrainës, me Liverpoolin të zgjedhur si qytet pritës.

 

Fraksion.com