Life StyleTë fundit

Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të dytë

Ditën e djeshme, në Ditën Ndërkombëtare të Nënave, aktorja e njohur Eliona Pitarka ka marrë dhuratën më të bukur. Ajo është bërë nënë për herë të dytë.

Bukuroshja ka mirëpritur në jetë një vajzë, emrin e të cilës nuk e ka zbuluar ende. Lajmin e bukur e dha vetë Eliona në rrjetet sociale, ku publikoi një  foto të bebushes së porsalindur, e cila ndodhet në krevatin e saj.

Aktorja e njohur ka qenë gjithnjë shumë hermetike rreth jetës private. Por, vitin e fundit ka vendosur mos të fshihet më dhe të ndajë me ndjekësit detaje nga jeta e saj.

Në 2022 ajo i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Eliona, që nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, publikoi asokohe më në fund për herë të parë foto me të.

 

Aktorja prej vitesh po shijon një romancë me partnerin e saj identitetin e të cilit ka preferuar mos ta zbulojë duke qenë se nuk është person publik.

Në 2021 ata mirëpritën në jetë një vajzë, të quajtur Gala.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com