Life StyleTë fundit

E hoqi nga Instagrami dhe bëri deklaratat e dyshimta, Meridian Ramçaj flet për raportin me Luizin

Gjatë kohës që Luizi ishte në “Big Brother VIP”, Meridian Ramçaj ka qenë një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj duke deklaruar se e ka mik e shpesh ka folur si një njeri i afërm me të.

Por, gjatë asaj kohe ka pasur aludime se në fakt ata nuk kanë qenë miq. Luizi jo vetëm që nuk e pohoi në asnjë moment këtë gjë, por ai deklaroi se ata thjesht kanë punuar bashkë dikur. Madje, duke folur për eleminimin e Sabianit nga ‘Big Brother VIP 1’, ai nuk u shpreh aq pozitivisht për Meridianin, duke thënë: “Imagjino të dalë Sabiani dhe të rrijë Meridiani”.

Këto aludime u shtuan edhe më shumë pasi pas daljes së Luizit nuk janë parë bashkë në asnjë moment, madje nuk kanë bërë foto. Për më tepër, Luizi e hoqi atë nga Instagrami por e riktheu prapë. Ai bëri edhe disa deklarata të dyshimta për njerëz që janë shtirut si shokët e tij e kanë përfituar nga emri i tij.

Meridiani ka qenë së fundmi në Gjakovë, ku Luizi ka mbajtur koncert por jo me ftesën e tij.

I pyetur nga Prive, Meridian deklaroi se ftesën për event e ka marrë nga Atdheu. ‘Nuk jam në backstage (prapaskenë) sepse më ka ftuar Atdheu dhe dua ta shijoj jashtë Big Brotherit që ka mbaruar’, u shpreh ai mes tjerash.

Meridiani e mohoi që nuk kanë kontakt me Luizin mirëpo la të nënkuptohet se disa gjëra mund t’i jenë transmetuar gabim atij në këto ditë pas daljes.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com