Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt ndarjes?: Nëna e futbollistit zbulon të vërtetën
Si personazhi më i ndjekur në botë në mediat sociale, nuk do mend që asnjë lajm nuk shet aq sa ata ku përmendet emri i Cristiano Ronaldos.
Futbollisti ndër vite ka folur për impaktin negativ që ka gjithë kjo vëmendje tek ai, dhe një prej tyre janë edhe shpifjet e lajmet e pavërteta.
Thënë kjo, prej muajsh raportohet se ka shenja të një krize mes tij dhe Georgina Rodriguez. Thashethemet përfshijnë edhe nënën e Ronaldos, Maria Dolores Dos Santos Aveiro dhe theksojnë se çifti madje po mendojnë të ndahen.
Megjithatë, Dolores Aveiro ka mohuar se djali dhe nusja e saj po mendojnë të ndahen. Duhet theksuar se shtypi portugez, spanjoll, madje edhe arab kanë raportuar tashmë se marrëdhënia mes Georgina dhe Dolores Aveiro nuk është e mirë.
Raportimet në të kaluarën tregojnë se nëna e Ronaldos kishte probleme edhe me ish-partneren e tij, modelen ruse Irina Shayk, me thashethemet që pretendonin se ajo qëndron pas ndarjes së tyre.
Ndërkohë, Ronaldo ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi u largua nga Manchester United për t’u transferuar në Arabinë Saudite dhe ishte në stol në Kupën e Botës 2022. Është shumë e dyshimtë nëse Ronaldo do të luajë përsëri për një klub që shfaqet në kompeticionet e mëdha evropiane, me afrimin e fundit të karrierës së tij.
Por, në jetën personale gjërat janë mirë. 68-vjeçarja u pa së fundmi në Madeira për hapjen e një dyqani, kur u mor në pyetje për dramën familjare që përfshin djalin e saj të famshëm.
“Gjithçka është një gënjeshtër. Të gjitha çiftet debatojnë, por ajo që është shkruar është një gënjeshtër“, ka deklaruar së fundmi Dolores Aveiro.
Lajmet në mënyrë indirekte i ka mohuar edhe vetë çifti. Pak javë më parë, Georgina shpërndau një foto nga qielli gjatë natës, krah të cilës shkruante: “Ziliqari shpik thashethemet, thashethemet përhapen dhe idioti i beson”, duke hedhur kështu poshtë të gjitha spekulimet.
Kurse Cristiano ka publikuar foto me të me mbishkrimin: “Gëzuar për dashurinë”.
Fraksion.com