AktualitetPolitikëTë fundit

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit nuk jeton gjatë”, Spahia: Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia shprehu mirënjohjen për qytetarët që e mbështetën në këto zgjedhje.

Deklarata vjen ndërsa nga kutitë e votimit të numëruara deri tani tregohet se në avantazh është Benet Beci, kandidati i PS-së.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët “Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë,”, u shpreh Spahia në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com