Burimi: I dërguari kinez do të vizitojë Kievin këtë javë
Një i dërguar kinez do të jetë në Kiev të martën dhe të mërkurën, ka thënë një burim brenda qeverisë ukrainase.
Javën e kaluar, ministria e jashtme e Kinës njoftoi se përfaqësuesi i saj i posaçëm për çështjet euroaziatike, Li Hui, do të vizitonte Ukrainën për të “promovuar bisedimet e paqes”. Ai tha se Li do të udhëtonte në Ukrainë, Poloni, Francë, Gjermani dhe Rusi gjatë turneut.
Konfirmohet se bisedimet do të mbahen të martën dhe të mërkurëns siaps CNN.
Kujtojmë se në një konferencë shtypi javën e kaluar, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Wang Wenbin u tha gazetarëve se “vizita e përfaqësuesve kinezë në vendet në fjalë është një tjetër manifestim i angazhimit të Kinës për të bindur dhe nxitur bisedimet, duke demonstruar plotësisht se Kina është e vendosur në anën e paqes.”
Vizita do të vijë pasi udhëheqësi kinez Xi Jinping foli me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky me telefon muajin e kaluar për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus vitin e kaluar.
Kina është përpjekur në mënyrë të përsëritur të portretizojë veten si një paqebërëse në konflikt, por vendet perëndimore i kanë parë qëllimet e Pekinit me dyshim të thellë teksa forcon lidhjet e thelluara me Moskën.
Fraksion.com