AktualitetPolitikëTë fundit

Beci: Do ta bëjmë Shkodrën qendër të rajonit

Kandidati i Partisë Socialiste për Shkodrën në zgjedhjet e 14 majit, Benet Beci kryeson deri tani me 33 180 vota ose 60.27% kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën, Bardh Spahia i cili ka marrë 21 875 vota ose 39.73%.

Duke falënderuar komisionerët nga KZAZ-ja numër 2 në Shkodër, Beci tha se “do ta bëjmë Shkodrën qendër të rajonit”.

“E jashtëzakonshme për Shkodrën. Ato që kemi thënë, do t’i fillojmë shumë shpejt. Do ta bëjmë Shkodrën qendër të rajonit për të cilën do të jemi krenarë. Kështu që faleminderit të gjithëve, shumë mirënjohje, vazhdojeni punën ta mbyllim këtë proces me qetësi siç e kemi nisur”, tha Beci.

Aktualisht në Shkodër janë numëruar 238 qendra votimi nga 247 gjithsej.

 

Fraksion.com