“Garën e bëmë kot, qytetarët e kishin ndarë mendjen”, Gjiknuri pas rezultatit të Llatjas: Realizuam fitoren më historike në qytetin e Elbasanit
Drejtuesi i qarkut të Elbasanit i PS, Damian Gjiknuri ka folur pas daljes së rezultatit paraprak për këtë bashki, ku kryeson Gledian Llatja.
Gjiknuri u shpreh se “garën e bëmë kot se elbasanllinjtë e kishin të ndarë mendjen e tyre”.
“Vërtet rezultati nuk ka përfunduar se janë edhe 70 e ca qendra votimi të pa përmbledhura, por imagjinoni me mbi 70 qendra votimi pa u hedhur, ne jemi mbi 4000 vota para. Kemi realizuar një nga fitoret më historike në qytetin e Elbasanit. Ne kishim kandidatin më të mirë dhe ekipin më të mirë. Garën e bëmë kot se elbasanllinjtë e kishin të ndarë mendjen e tyre. Ne kemi bërë fushatën më të qetë dhe më të bukur në Elbasan, ju ditët të dalloni se kush e projekton paqen dhe progresin. Këtë fitore e meritoni të gjithë”, tha Gjiknuri.
Fraksion.com