“Pata fatkeqësinë të bija në njerëz të gabuar!” Luizi flet për periudhën e errët të jetës
Luiz Ejlli ka bërë për herë të parë një rrëfim ekskluziv pas përfundimit të “Big Brother VIP 2” që theu rekorde shikueshmërie.
Fituesi i këtij edicioni të reality show-t ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ku tregoi më shumë detaje nga jeta e tij personale, përfshirë periudhat më të errëta, të cilat kanë ndikuar në karrierë.
“Zoti i jep të gjithëve nga një shans në jetë. Mua më dha tre, problem është që dy mi dha në një moshë shumë të re që nuk e njihja botën e showbiz-it dhe biznesit. Pata fatkeqësinë të bija në njerëzit e gabuar, të cilët nuk ma dhanë atë që unë doja.
Në fushën e muzikës dhe artit, ëndrrat e mia për të vazhduar. U duk sikur u shfrytëzova në atë periudhë kohe që nuk zgjati shumë. Më pas ishte një vendim i imi që mora për të ndjekur zemrën dhe jo mendjen, ika në Francë. Po të ndiqja mendjen kisha mundësi të krijoja karrierën”, deklaroi Ejlli.
Fraksion.com