AktualitetLife StyleTë fundit

Me kaskë në kokë mbi motor, Grida Duma siç nuk e keni parë kurrë (VIDEO)

Fustanet treçereksh, kostumet serioze dhe takat e larta janë gjithmonë në stilin e moderatores Grida Duma, duke u shfaqur gjithmonë elegante publik.

Por këtë herë me daljen e saj të fundit Duma ka befasuar shikuesit dhe ndjekësit e saj, ku shihet mbi një motor me kaskë në kokë.

Me anë të një video në ‘Instagram’, ish-deputetja është shfaqur ndryshe dhe na ka treguar një anë tjetër të saj jashtë moderimit. Duma shihet mbi motor së bashku me djalin e saj dhe duket se po shijon një fundjavë ndryshe në natyrë.

“Ka disa ditë që janë për veten, për të shijuar gjërat e vogla më fantastike të jetës”,- dëgjohet të thotë Grida.

 

Fraksion.com