Life StyleTë fundit

Ka humbur disa kilogram, Dea Mishel na tregon gjendjen e saj pas “BBV2”!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Dea Mishel ka qenë një nga banoret që ka qendruar në shtëpi prej ditës së parë deri në ditën e fundit. E dihej që dalja për të do të ishte pak e vështirë, pasi duhet të informohej rreth gjithçkaje që kidhte ndodhur dhe gjendja e saj psikologjike të mos ngarkohej. Ditën e sotme Dea ka postuar një video teksa ka improvizuar gjendjen e saj pas daljes nga “BBV2”, ku ka treguar gjithashtu se ka humbur disa kilogram.

Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Dea Mishel nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media. Një nga mbështetësit ka qenë edhe ish-partneri i saj, i cili ka komentuar dhe reaguar në rrjete sociale duke e mbështetur, çfarë ka thënë Dea Mishel për këtë?

 

Fraksion.com