Finalja e madhe, Albina dhe familja Kelmendi elektrizojnë skenën e Eurovisionit
Mbrëmjen e sotme është nata finale e Eurovision 2023. Albina dhe familja Kelmendi kanë performuar këngën “Duje” duke elektrizuar skenën.
Më poshtë mund të shikoni një pjesë nga performanca e tyre:
Hoping there's room for one more in the Kelmendi clan 🤞🇦🇱 #Eurovision pic.twitter.com/B0TuN6GLsk
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) May 13, 2023
Duje është një këngë me tekst të Erjona Rushitit kurse është kompozuar me motive folklorike nga Enis Mullaj.
Me këngën “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi ndezën skenën dhe dhuruan shumë energji dhe adrenalinë në gjuhën shqipe.
Njerëzit vlerësuan kryesisht motivet tradicionale, vokalin e Albinës dhe sinkronizimin e zërave të anëtarëve të familjes Kelmendi.
Në Instagram, TikTok apo Youtube postimet për Shqipërinë arritën miliona kilime duke kryesuar.
Liverpool është këtë vit mikpritës i Eurovizionit në vend të Ukrainës, që megjithëse fituese në 2022-n për shkak të luftës nuk e zhvillon festivalin e këngës.
37 vende shkuan në Liverpool për një nga shout më të mëdhenj të muzikës në botë. Motoja e këtij viti është “United by music” dhe skena simbolizon një përqafim.
Fraksion.com