AktualitetPolitikëTë fundit

Deklaratat e diplomacisë greke për arrestimin e Belerit, reagon Xhaçka: Miqtë tanë të përmbahen!

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i është përgjigjur deklaratës së Ministrisë së Jashtme Greke për arrestimin e Fredi Belerit. Xhaçka i bën thirrje palës greke që të përmbahen në deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të Shqipërisë, pasi diplomacia greke e quajti skandaloz arrestimin e Belerit dhe më pas vendimin e gjykatës ndaj tij.

Reagimi:

Është thuajse e pamundur të kuptohet se si miqtë tanë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin nuk mund të ishin më të vështira. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe  të ndershme.

Nuk e kuptojmë se si të pasurit shtetësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. U bëjmë thirrje miqve tanë grekë të jenë të përmbajtur në deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë.

 

Fraksion.com