Arrestohet kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri
Arrestohet kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himares, Fredi Beleri.
Beleri është arrestuar me akuzën e shit blerjes se votave në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet Drejtorisë se Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.
Belerin e kanë shoqëruar dy persona në drejtim të komisariatit Himare dhe me pas mësohet se është dërguar drejt Vlorës. Bashke me të janë shoqëruar avokati i tij personal, një person pjesë e stafit të punës. Në komisariatin e Himarës, Belerin e kanë pritur simpatizantë teksa bashkë me ta ka qenë edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili e quan sulëm të pastër politik dhe bënë thirrje që të tilla tentative, për pengimin e procesit elektoral të ndalen. Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit, është orkestruar enkas nga kryeministri Rama.
“Pas një jave deliriumi gjuhë urrejtjeje, përçarjeje dhe stigmatizimi nga ana e kryeministrit Rama kundër kandidati të koalicionit në Himarë zoti Bejleri me urdhër e porosi të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit dhe shoqëruan për në komisariatin e Vlorës, zotin Bejleri dhe avokatin e tij. Është një akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm. Është një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitar. Thirrja jonë është lirimi i zotit Bejleri, garantimi i procesit zgjedhor dhe heqja dorë njëherë e mirë nga intimidimi i qytetarëve dhe përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit”, deklaroi Dule.
Pas tre orësh nga shoqërimi është liruar avokati personal i Fredi Belerit, të cilët nuk janë informuar përse janë shoqëruar. Ndërkohë Beleri është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe akuzohet për shitblerje të votës.
Sipas informacioneve, operacioni është kryer nga SPAK.
Arrestimi i tij vjen vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 majit. Ndërkohë në një postim në rrjete sociale, Beleri kishte njoftuar takimin përmbyllës të fushatës këtë të premte
Fraksion.com