AktualitetPolitikëTë fundit

Arrestimi i Fredi Belerit, Meta: Pas sulmeve të kryeministrit delinkuent, e rrëmbyen pas mesnate në mënyrë mafioze

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për arrestimin e kandidatit të tij dhe Berishës për bashkinë Himarë duke thënë se SPAK nuk vepron ndaj atyre që shkelin ligjin por pas sulmeve të Ramës kryen rrëmbime në mënyrë mafioze.

Me këtë i referohet faktit që Fredi Beleri u shoqërua pas mesnate. Meta thotë se strukturat opozitare në Himarë duhet të ngrihen në këmbë e të fuqizojnë fushatën për t’i dhënë goditjen Ramës.

“Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje! Ky është ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë.

Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë.

Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil”, shkroi Meta.

 

Fraksion.com