Arrestimi i Fredi Belerit, Jaupi: Ka pasur një procedim penal në Prokurorinë e Vlorës
Rebani Jaupi, drejtori për rendin dhe sigurinë publike reagoi për arrestimin e kandidatit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.
Jaupi: Prokuroria e Vlorës ka pasur një procedim penal ndaj kandidatit për kryetar bashkie në Himarë. U ndalua në orët e para të mëngjesit.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himares, Fredi Beleri është arrestuar pak minuta pas mesnate nën akuzën e shit blerjes së votave, në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.
Belerin e kanë shoqëruar dy persona në drejtim të komisariatit Himarë dhe më pas mësohet se është dërguar drejt Vlorës. Bashkë me të janë shoqëruar avokati i tij personal dhe një tjetër pjesë e stafit të punës.
Fraksion.com