Arrestimi i Belerit, zv. ministri i Jashtëm grek: Pamjet të papranueshme, po e ndjekim me vëmendje
“Imazhi i arrestimit të kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Beleri, është i papranueshëm”, tha zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë Miltiadis Varvitsiotis, duke folur sot në radion “SKAI 100.3”.
“Ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike dhe po ndjekim rastin. Ne jemi në anën e pakicës greke”, theksoi ai dhe kujtoi “rëndësinë e vizitës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis disa muaj më parë në Himarë si kryeministri i parë grek që viziton rajonin.
Fraksion.com