Aksidentohet automjeti i ambasadës ruse, Policia: Ka ndërruar jetë një shtetas rus 36 vjeç
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak para mesnatës pranë TEG-ut, në zonën e Saukut në kryeqytet.
Në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje ku u përfshi automjeti i ambasadës ruse.
“Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën”, deklaron policia.
Policia sqaron më tej se “si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.
Fraksion.com