AktualitetLife StyleTë fundit

Shqipëria kualifikohet e para në “Eurovision 2023”: Albina dhe familja Kelmendi në finalen e madhe

Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision 2023.

Albina dhe Familja Kelmendi të cilët dhuruan shumë energji dhe adrenalinë me këngën e tyre “Duje” në gjuhën shqipe në Liverpool, u kualifikuan të parët për në finale.

Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi kanë zgjedhur ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për t’i shpalosur në Eurovision 2023 që përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar treguan dhe dashurinë për vendin e tyre.

Albina dhe Familja Kelmendi ishin renditur të 14 në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2023, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.

Skena ishte e dominuar nga ngjyrat kuqezi, si flamuri i Shqipërisë teksa mesazhi që donin të përcillnin ishte mjaft i qartë. “Paqja në botë vjen kur duam familjen”, ka theksuar Albina, para se të ngjitej në skenë.

Festivali i këtij viti mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të pamundësisë për ta organizuar në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022, prej luftës

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për Shqipërinë me kodin 14 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Albina dhe Familja Kelmendi me këngën përfaqësuese në natën finale që do të mbahet më 13 maj.

 

Fraksion.com