“Rikthimi im është thirrje”, Berisha: Ndodh vetëm 1 herë, vendimi i drejtë largimi në 2013
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar sonte në Top Story, mënyrën se si ka funksionuar politikisht, ku tha se në fund të çdo dite bënte bilancin e punës dhe mendonte se çfarë do të ndryshonte të nesërmen.
Pasi dha dorëheqjen në 2013 Berisha tha se e kishte vendosu të mos bënte më rikthim por e vetmja gjë që e detyroi të kthehej sërish, ishte se sipas tij po prekej sovraniteti i popullit dhe nuk mund të heshte para një fakti të tillë.
“Çdo ditë në darkë bëj bilancin e punës time dhe mendoj se çfarë duhet të ndryshoj nesër. Bëj bilancin e vetes time jo të Partisë Demokratike, e kam bërë me përkushtimin më të madh, kam qëndruar avokati i interesit tim publik. Në 2013 humba zgjedhjet dhe dhashë dorëheqjen ishte vendimi më i mirë, i qëndrova vendimit tim. Jam njeri i vendimeve unë, nuk e kisha aspak të vështirë vendimin. Çdo njeri që më ka pyetur u kam thënë që nuk ka rikthim. U riktheva se konstatova me fakte se po dhunohej sovraniteti i vendit tim. Çdo njeri përfaqëson copëzën e sovranitetit e nuk mund të shkelim kurrë mbi të. U kërkua që unë të mos ish anë parlament dhe po të pranoja këtë gjë do të pranoja dhunimin e sovranitetit. Kur mu prek e e drejta fillova betejën vetëm, zgjati tre muaj dhe mund të zgjaste edhe më shumë.”– tha Berisha.