AktualitetPolitikëTë fundit

Replika të forta në studio, Mejdini: Përse jeni nervoz? Rama: E ke këtë që merresh me virologjinë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me gazetaren Fatjona Mejdini këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Gazetarja e pyeti kreun e qeverisë se pse është nervoz në këto zgjedhje. Ndërsa kryeministri u përgjigj duke i kërkuar gazetares të mos bëjë komente të tilla duke i thënë se “merret me virologji”.

Fatjona Mejdini: Zoti Rama ju kemi vënë re që jeni nervozë në këto zgjedhje.

Edi Rama: Aman të lutem, unë vetëm nervoz nuk jam sepse njerëzit nervozë…

Fatjona Mejdini: Ju kam vënë re dhe gjatë fushatës, dhe me gjuhën që përdorni ndaj kundërshtarëve politikë.

Edi Rama: Mos më bëj komente të psikologjisë se e ke këtë që merresh me virologji, merresh me psikologji., Më thuaj çfarë pyetje ke për mua. Je nervoz… Unë s’jam fare nervoz

Fatjona Mejdini: Fakti që po më ndërprisni është shenjë nervoziteti.

Edi Rama: Unë s’jam fare nervoz. Po të lutem.

Fatjona Mejdini: Ky është një perceptim që unë kam, që ju shikoj nervoz.

Edi Rama: Një njeri që këndon dhe kërcen tallava nuk mund të jetë nervoz. Njerëzit nervozë nuk merren me tallava, merren me virologji./tvklan.al

 

Fraksion.com